VIDEO/ Gafa e javës apo mrekulli e portierit? Shikoni ç’ndodhi në Laç

schedule11:34 - 4 Qershor, 2020

schedule 11:34 - 4 Qershor, 2020

Emiljano Vila dhe Dimitri Stajila ishin protagonistë. Fillimi i pjesës së dytë regjistroi një nga rastet më të pastra të përballjes së djeshme, që ishte një përballje direkte mes skuadrave që duan pjesëmarrjen në kupat e Europës.

Mesfushori i Teutës, kur ishin bërë 52 minuta lojë, kishte mundësinë ta kalonte skuadrën e tij në epërsi. Brenda zonës së rreptësisë, Vila nuk e dërgoi dot topin në rrjetë dhe shumë tifozë kanë menduar se si ndodhi diçka e tillë.

Shanset që një lojtar të shënojë në atë pozicion janë shumë të mëdha, por Vila nuk kishte fatin me vete. Dimitri Stajila, portieri i Laçit, arriti ta devijonte topin dhe të shpëtonte skuadrën e tij nga goli. Ajo pritje, sipas trajnerit Edi Martini, ndodh një herë në një shekull.

Laçi dhe Teuta u ndanë në barazim 1-1, duke mbetur në garë për kupat e Europës. Durrsakët shënuan të parët përmes një penalltie, me Sherif Kallakun që u tregua i saktë dhe shënoi. Në shtesën e pjesës së parë Xhixha realizoi golin e barazimit për kurbinasit. /abcnews.al