Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Futen femra fshehurazi në hotel, dy lojtarët e Anglisë e pësojnë

schedule14:58 - 7 Shtator, 2020

schedule 14:58 - 7 Shtator, 2020

Phil Foden dhe Mason Greenwood janë dy ndër talentet më të mëdha të Anglisë. Lojtarët e City dhe United ishin me kombëtaren e tyre në Islandë, ndërkohë që mediat u kanë zbuluar edhe shkeljen e bërë.

Në hotelin ku po qëndronin në Islandë ata kanë futur dy femra brenda, duke shkelur rregullat anti-covid. E gjitha është zbuluar për shkak të pakujdesisë së njërës prej vajzave, që ka publikuar një video të shkurtër në rrjetet sociale.

Paraditen e sotme të dy lojtarët kanë munguar në stërvitjen e Anglisë dhe do të mungojnë në ndeshjen kundër Danimarkës në Nations League. Sigurisht e gjitha kjo për shkak të thyerjes së disiplinës, që nuk mund të tolerohet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!