Teli me gjemba i cili ndodhej në rrethimin e kantierit ku po zhvillohen punime në Zvërnec, është hequr këtë të diel. Rrethimi me gjemba u hoq nga vetë investitorët e projektit në Zvërnec. Ngjarja vjen një ditë pas incidentit mes përfaqësuesve të policisë private dhe banorëve të zonës.
Kujtojmë se pas incidentit, kompania që ka marrë projektin në Zvërnec njoftoi ndërprerjen e kontratës me policinë private.
Në deklaratën e saj, thuhet se kompania “Zvërnec South Adriatic Development” ka ndërprerë marrëdhënien kontraktuale me shoqërinë e sigurisë, si dhe u bën thirrje organeve kompetente të hetojnë ngjarjen.
Sakaq policia njoftoi më herët se ka arrestuar rojen private që u përplas me protestuesin në Zvërnec.


