Vllaznia kryeson Kategorinë Superiores pas 20 javësh kampionat dhe në Shkodër ka pasur shumë entuziazëm këto kohë.
Kudo tema është Vllaznia, që po tenton të rikthejë titullin kampion pas 20 vitesh. Të shtunën kuqeblutë do të luajnë klasiken e Shqipërisë me Tiranën.
Stadiumi “Loro Boriçi” pritet të ketë pamje të re, me një flamur gjigant me mesazhin: “Një ekip, një ëndërr! Ne besojmë, luftoni për ne”. /abcnews.al