VIDEO/ Fituan Europa League, tifozët e Eintrach Frankfurt presin “heronjtë” e tyre

schedule20:27 - 19 Maj, 2022

schedule 20:27 - 19 Maj, 2022

Eintracht Frankfurt arriti të fitonte Europa League, pasi mposhti Rangers. Një takim i cili në kohën e rregullt u mbyll në barazim 1-1, teksa as koha shtesë nuk nxori një fitues, dhe është dashur “ruleta ruse” për të vendosur se ku do të shkonte trofeu i shumë lakmuar.

Në këtë mënyrë, skuadra gjermane u tregua më e saktë në gjuajtjen e penalltive se sa ajo skoceze pasi fituan 5-4. Frankfurti kështu çon në shtëpinë e tij një trofe pas 42 vjetësh, teksa fitimi i këtij trofeu u festua gjerësisht nga çdo tifoz i skuadrës gjermane.

Fituesit e harruan gjumin, duke e shijuar suksesin në orët e vona të natës. Ndërsa tani, më shumë se 100 mijë tifozë janë të pranishëm në rrugët e qytetit, duke pritur ardhjen e ekipit. Festa që pritet siç dinë dhe kanë bërë vetëm ata gjatë gjithë sezonit.

/f.a/abcnews.al