VIDEO/ Fitore spektakolare e M’Gladbach, Haaland nuk i mjafton Dortmundit

schedule22:34 - 22 Janar, 2021

schedule 22:34 - 22 Janar, 2021

Përfundon 4-2 takimi M’Gladbach-Dortmund. Vendasit ia dolën të dominonim përballë verdhezinjve, duke siguruar tre pikë të rëndësishëm në kampionat.

Pjesa e parë ishte spektakolare. Zvicerani Nico Elvedi realizoi një dygolësh për M’Gladbach, teksa me të njëjtën monedhë u përgjigj Erling Haaland nga ana tjetër.

Skuadra vendase nuk u ndal as në fraksionin e dytë të takimit. Ramy Bensebaini dhe Marcus Thuram dërguan topin në rrjetë, duke i dhuruar suksesin me “poker” ekipit të tyre.

Fitorja e sotme e ka ngjitur M’Gladbach përkohësisht në vend të katërt me 31 pikë, ndërsa ekipi mik renditet një pozicion më poshtë në tabelë, me dy pikë më pak. /abcnews.al