VIDEO/ Fitore për Diego Maradonën, Napoli shkatërron Romën me “poker”

schedule22:54 - 29 Nëntor, 2020

schedule 22:54 - 29 Nëntor, 2020

Napoli arriti një fitore spektakolare në fushën e vet kundër Romës dhe nderoi në mënyrën e duhur Diego Armando Maradonën. Djemtë e Gennaro Gattusos fituan 4-0 ndaj verdhekuqve, duke dominuar totalisht ekipin kryeqytetas.

Golat dhe rastet e NAPOLI-ROMA

Suksesi i sotëm e ka ngjitur Napolin në vend të pestë të Serie A me 17 pikë, gjashtë larg kryesuesve të Milanit. Sfida u zhbllokua pas gjysmë ore loje. Kapiteni Insigne ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi dhe vrapoi të festonte me fanellën me numër dhjetë të legjendës argjentinase.

Në pjesën e dytë erdhën edhe golat e Fabian Ruiz, Dries Mertens dhe Matteo Politanos. Një sukses i rëndësishëm për skuadrën napolitane, teksa Roma i jep fund ecurisë prej tre fitoreve radhazi në kampionat. /abcnews.al

Serie A, java e nëntë
Napoli-Roma 4-0
(Insigne 31′, Fabian Ruiz 64′, Mertens 81′, Politano 86′)