VIDEO/ Fitore minimale në shtëpi, Teuta dhe Vllaznia në gjysmëfinalet e Kupës

schedule17:54 - 17 Mars, 2021

schedule 17:54 - 17 Mars, 2021

Teuta dhe Vllaznia janë dy skuadrat e fundit që sigurojnë kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, aty ku do i bashkohen Laçit dhe Skënderbeut. Skuadra durrsake fitoi 1-0 përballë Kukësit. Emiliano Vila realizoi golin e vetëm të ndeshjes që u luajt në “Niko Dovana”.

33-vjeçari shfrytëzoi një krosim të Teodorovskit në minutën e dhjetë dhe gjeti rrjetën kundërshtare pas goditjes me kokë. Djemtë e Mirel Josës reaguan dhe tentuan barazimin, por portieri Stivi Frashëri ishte në një ditë pozitive dhe bllokoi Eze dhe Baravykas.

Kupa e Shqipërisë, raundi çerekfinal
Teuta-Kukësi 1-0
(E.Vila 10′)
Vllaznia-Korabi 1-0
(Kruja 16′)

I njëjti rezultat u regjistrua edhe në “Loro Boriçi”. Vllaznia mposhti minimalisht Korabin e Kategorisë së Parë falë golit të Arsid Krujës në minutën e 16-të. 27-vjeçari dhuroi një goditje të bukur, por pati edhe fat pasi topi u devijua përpara se të përfundonte në rrjetë.

Rikthim te fitorja pas pesë ndeshjesh për ekipin e Thomas Brdaric. Vllaznia e mbylli takimin me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Herald Markut katër minuta përpara fundit të ndeshjes, teksa skuadra dibrane humbi një shans të artë në minutën e fundit të takimit. Në fund festoi Vllaznia kalimin në katër ekipet më të mira të Kupës. /abcnews.al

https://streamable.com/flo36u

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!