VIDEO | Festë dhe polemika, supersfida Liverpool-Manchester City nis me eurogola

schedule17:56 - 10 Nëntor, 2019

schedule 17:56 - 10 Nëntor, 2019

Është zhbllokuar ndeshja Liverpool-Manchester City dhe në “Anfield” ka nisur festa. Vendasit kanë kaluar në avantazh me anë të brazilianit Fabinho në minutën e gjashtë. Gundogan nuk largoi mirë një top të Mane dhe shkatërruesi i “The Reds” lëshoi një predhë drejt portës.

Manchester City pretendoi për një penallti në aksionin para golit. Arbitri kryesor pa pamjet në VAR, por vendosi të mos akordonte penallti për miqtë. Ndeshja ka nisur me polemika dhe emocione, teksa Liverpool ka dyfishuar rezultatin. Skocezi Robertson krosoi bukur nga krahu i majtë dhe Salah goditi saktë me kokë në minutën e 13-të.

Sërish u ndesh ndërhyrja e VAR-it për të konfirmuar pozicionin e sulmuesit egjiptin dhe teknologjia vendosi për gol të rregullt. Liverpooli po udhëheq 2-0 dhe tifozët e kuq kanë nisur koret e tyre. /abcnews.al