VIDEO/ Evolucioni i futbollit pas karantinës, postim epik i Shtubinës

schedule11:40 - 31 Mars, 2020

schedule 11:40 - 31 Mars, 2020

Futbolli u mungon shumë të gjithëve, por ka një dakordësi prej të gjithëve se jeta vjen e para dhe për momentin të gjithë e kanë mendjen te kalimi i kësaj situate të vështirë. Futbollistët aktualisht po mundohen të stërviten në shtëpi, që të jenë gati për rinisjen e kampionatit.

Po bëhet gati një muaj nga ndalimi i kampionateve në vendin tonë dhe synimi është që gara të nisë sërish në muajin maj dhe kjo do të mundësonte përfundimin në kohë të këtij sezoni futbollistik. Gjatë kësaj periudhe duhet të argëtohemi me postimet e futbollistëve në rrjetet sociale.

Ndriçim Shtubina, pasi një ditë më parë kërkoi nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama që të mendojë edhe për krizën financiare në futboll, sot ka publikuar një video ku shfaqen Denis Pjeshka dhe Gjergji Muzaka, gjatë një ndeshjeje mes Tiranës dhe Vllazninë në Shkodër.

“Ndeshja e parë pas karantinës”, shkruan Shtubina, duke tentuar të tregojë se pas këtij pushimi të gjatë edhe do kenë harruar të luajnë dhe do të nisin për përdorin duart, siç ndodh në video. /abcnews.al