VIDEO/ Everton barazon me Burnley, Lewin vendos diktatin në Angli dhe Evropë

schedule15:31 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 15:31 - 5 Dhjetor, 2020

Everton nuk shkoi më shumë se një barazim sot ndaj Burnley, teksa pikën në këtë ndeshje skuadrës së Ancelottit ia dha Dominick Calvert-Lewin.

Anglezi është ylli i radhës i madh në futbollin ishullor. Ylli i Everton në këtë sezon po e merr skuadrën e tij për dore dhe i jep pikë të rëndësishme për renditjen.

Golat dhe rastet e ndeshjes BURNLEY-EVERTON

Sot i riu gjeti sërish rrjetën dhe i dha barazimin Everton, teksa numëron plot 11 gola në 12 ndeshje të luajtura, duke kryesuar listën e golashënuesve të Premier League. Jo vetëm kaq, pasi talenti kryeson edhe një tjetër listë.

Të 11 golat, Lewin i ka shënuar brenda zonës, duke e bërë atë lojtarin më efikas në Evropë brenda 16 metërshit. Në një kohë kur qendërsulmuesit në kontinent janë me pikatore, me siguri në verë pritet një ankand i madh për yllin e “Tre Luanëve”. /abcnews.al