Turqia ka hapur kufijtë me Greqinë dhe Bullgarinë duke lejuar dhjetra mijëra refugjatë nga Siria dhe vendet e tjera të lindjes që të mësyjnë dyert e Bashkimit Europian.
Vendimi u mor mbrëmë dhe kufijtë do të jenë të hapur për 72 orë, gjatë të cilave asnjëri nuk do të pengohet që të udhëtojë për në BE.
Qeveria turke vendosi të ndërmarrë këtë hap si një kundërpërgjigje ndaj Perëndimit, i cili nuk po e ndihmon në krizën siriane, ndërkohë që në Turqi aktualisht gjenden 4 milion refugjatë nga Siria duke shkaktuar një tension të madh social.
Gjithashtu, ky vendim erdhi pasi një numër i madh ushtarësh turq u vranë mbrëmë pas një sulmi ajror në Idlib të Sirisë. Deri më tani shifra zyrtare është 33 të vrarë, ndërsa nga raportime të ndryshme të mediave ndërkombëtare bëhet fjalë për rreth 60-70 të tillë.
Pas vendimit, mijëra sirianë kanë mësyrë ishujt grekë duke lundruar me gomone dhe mjete të tjera.
https://www.facebook.com/RTnews/videos/1257543907774021/
Ushtria greke është vënë në alarm duke mbyllur kufirin për të mos lejuar futjen e refugjatëve në territorin e tyre.
Kjo ka bërë që mjaft sirianë të mbesin në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë.
NO COMMENT | Avrupa'ya geçmek isteyen, aralarında çocukların da bulunduğu bir grup göçmen Çanakkale Ayvacık sahilinden şişme botlarla hareket etti
▶️ https://t.co/tN1BXhhjax pic.twitter.com/OFgNtygV72
— euronews Türkçe (@euronews_tr) February 28, 2020