Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk marrim pjesë në seancën për presidentin”/ Gruda: Lojë e VV për të shkelur Kushtetutën

schedule17:56 - 5 Mars, 2026

schedule 17:56 - 5 Mars, 2026

Partia Demokratike e Kosovës nuk e mbështet kandidaturën e Glauk Konjufcës, në garën për Kreun e Ri të Shtetit.

Deputeti i PDK, Përparim Gruda sqaroi se qëndrimi i partisë është i qartë dhe se nuk do të marrin pjesë në seanca lidhur me këtë çështje, madje sipas tij Vetevendosja po ndërton një skenar që ka në thelb përmbysjen e rendit kushtetues

“Ne e kemi vendosur që ne nuk e mbështesim kandidaturën e Glauk Konjufcës, asnjë kandidaturë tjetër partiake. Është qëndrim i qartë dhe nuk do të marrim pjesë në seanca. Por, ajo që po përgatitet është mos të mbahen seancat fare sa e kuptova UNË. Është përmbysje e rendit kushtetues, sepse, sot kuvendi është dashur të mblidhet me zgjedh ose mos me zgjedh një president. Kjo që as mos me zgjedh, as mos me konsomu procedurën është shkelje e Kushtetutës dhe po bëhet me qëllim me përmbys rendin kushtetues”



I pyetur nëse kanë kandidat për president, ai tha se nuk kanë një emër për të propozuar, sepse nuk i kanë votat për ta zgjedhur një të tillë.

” Jo, sepse e vërteta është që nuk i kemi votat. Është tallje me gjithë Kosovën, sepse rezultati dihet, e vërteta është se ne kemi 22 deputetë, por është dhe një e vërtetë e madhe, populli i Kosovës e ka votuar 51 për qind VV-në, jo 100 për qind. Me 51 për qind ata kanë mundur të formojnë qeverinë, me formu kuvendin, me miratu ligjin për buxhetin e gjëra tjera, por jo edhe me bë presidentin. Prandaj, duhet sjellë në përputhje me rezultatin zgjedhor. Ky rezultat zgjedhor na ka imponuar që të gjithë ne të ulemi dhe të gjejmë një emër për president. Krejt partitë popullsitë në botë kur fitojnë 51 për qind e llogarisin sikur kanë fituar 100 për qind. Kjo është komplet tallje me Kosovën, Kushtetutën, interesat e qytetarëve të Kosovës”  

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!