VIDEO/ Entuziazëm, ulërima dhe kore: Si u përjetua goli i Imerit në Shkodër

schedule09:40 - 31 Dhjetor, 2020

schedule 09:40 - 31 Dhjetor, 2020

Shumë ekipe e kanë nisur sezonin e ri të Superiores me objektiv fitimin e titullit kampion, rivaliteti do të jetë i fortë deri në javën e fundit, por deri tani kryeson Vllaznia. Kuqeblutë ndodhen me meritë në vendin e parë dhe ia kanë dalë të rikthejnë atmosferën pozitive në Shkodër, diçka që ka munguar vitet e fundit.

Kuqeblutë pësuan ndryshime të shumta në verë, si në drejtim, staf teknik dhe kontingjentin e lojtarëve. Menaxhim i mirë nga drejtuesit, punë fantastike nga stafi teknik me në krye trajnerin Brdaric dhe lojtarë plot uri që po luajnë bukur dhe po marrin rezultate pozitive.

Kësaj Vllaznie i mungojnë vetëm tifozët, të cilët duhet të presin për t’u kthyer në shkallët e stadiumit. Dje u luajt klasikja ndaj Tiranës në “Selman Stërmasi”, sfidë që përfundoi në barazim 1-1.

Pikë e mirë për skuadrën shkodrane, teksa goli i Demir Imerit 11 minuta përpara fundit u përjetua në mënyrë fantastike në qytetin më të madhe verior. Grupe të mbledhura nëpër lokale dhe shpërthim në ulërimë e kore në momentin e golit të barazimit, ashtu siç dallohet në videon e mëposhtme.

Vllaznia e mbylli vitin 2020 në vend të parë të Superiores me 26 pikë, gjashtë më shumë se Teuta ndjekëse. Objektivi i klubit është kualifikimi në Europa League, teksa tifozët kanë vetëm një dëshirë: titullin kampion, që mungon në Shkodër prej 2001. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!