Video ekskluzive/Të dyshuarit për vrasje i kapen mina, armë e hashash

schedule12:57 - 2 February, 2018

schedule12:57 - 2 February, 2018

Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion sekret paraditen e kësaj të premte, duke zbuluar një magazinë droge dhe municionesh në periferi të Tiranës. Tvklan.al ka mundur të mësojë nga burime konfidenciale se është arrestuar një grup personash me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e narkotikëve dhe të krimeve kundër jetës. Organizatori i grupit Aurel Hoxhallari që tashmë është i shpallur në kërkim mësohet se ka qenë i dyshuar për një vrasje të mbetur në tentativë në vitin 2015 në kryeqytet.

 

Në banesën në periferi të Tiranës që përdorej si magazinë, u zbulua një sasi e konsiderueshme rreth 300 kg kanabis sativa, armë, municione dhe mina me sahat. Tvklan.al ka siguruar video të banesës ku gjetën droga, armët dhe municionet. Në pamje shihet policia e cila po bën kqyrjen dhe sekuestrimin e provave në vendin e ngjarjes.

Paraprakisht mësohet se ndaj grupit të të arrestuarve po hetohet për përfshirjen në vrasjen e Dëfrim Kasmit, por sipas burimeve nga policia është ende herët për të dalë në një konkluzion të tillë. Armët e sekuestruara janë dërguar me shpejtësi drejt laboratorit të Policisë Shkencore për t’u ekzaminuar nëse janë përdorur në vrasjen e Dëfrim Kasmit./tvklan.al