Gjykata e Tiranës i jep të drejtë kryeministrit Edi Rama dhe dënon paraardhësin e tij Sali Berisha, për shpifje. Sipas vendimit të marrë së fundmi, Berisha duhet t’i pagujë kreut të qeverivë 500 mijë lekë si dhe të publikojë në faqen e tij përgënjeshtrim për një informacion të pretenduar prej tij më 15 tetor të vitit të kaluar, lidhur me negociatat.
Iish-kryeministri Berisha në profilin e tij në facebook, shkruante:
“Fundi i kakistokracise se Kallam deshtakut po troket. Jo vetem qeveri te vendeve kryesore te Bashkimit Europian por dhe vete Parlamenti Europian dhe me ne fund edhe Komisioni Europian jane deklaruar haptas kunder diskutimit per hapjen e negociatave me Shqiperine per shkak te krimit te organizuar ne nivelet me te larta te pushtetit, me fjale te tjere per shkak te familjeve mafioze Rama – Xhafa – Balla –Tahiri”.
Më tej, Berisha përshkruante në postimin e tij një skenë aspak të këndshme gjatë një vizite të Ramës në Berlin.
“Ne Komisionin për Çështje Europiane të Bundestagut u konfrontua me akuza se ai qëndronte pas sulmeve mediatike kundër personit e familjes së kryetarit të Komisionit Gunther Krichbaum.
Rama e humbi vetëkontrollin e u çua në këmbe duke bërtitur gënjeshtër, gënjeshtër çka çoi në mbylljen e parakohshme të mbledhjes.Incidenti kulmor ishte bojkoti nga deputetët e Bundestagut te darkës që Rama shtroi në China Club”.
Sipas gjykatës ky status duhet që të fshihet brenda 10 diteve nga marrja forme te prere e vendimit. Ndërsa trupi gjykues vendosi që të rrëzojë pjesërisht padinë e kryeministri Edi Rama që kishte kërkuar si shpërblim shumën prej nje million lekësh.



