VIDEO/ Dy lopë dëmtojnë makinën në Tiranë, policia nuk i jep “dum” dy javë deri sa hapen kamerat e sigurisë

schedule14:12 - 12 Shkurt, 2022

schedule 14:12 - 12 Shkurt, 2022

Një i ri me banim në Tiranë u zgjua në mëngjes dhe si gjithnjë shkoi për të marrë makinën për të shkuar në punë, por pa se automjeti kishte marrë një dëmtim në pjesën e djathtë të tij. Nga verifikimet paraprake të llojit të dëmtimit si edhe vendit ku ndodhej makina, konstatoi se nuk bëhej fjalë për një goditje nga ndonjë automjet tjetër.

Megjithatë, makina ishte dëmtuar jo pak në pjesën e djathtë që gjë e detyroi që të ankohet në polici.

Siç mëson abcnews.al, ngjarja e çuditshme ka ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë.

Disa ditë më pas, policia merr pamjet e kamerave të sigurisë që një ambienti aty pranë dhe zbulon se vërtetë makina nuk ishte dëmtuar nga ndonjë automjet tjetër apo njeri i irrituar me parkimin aty pranë.

Fajin për dëmtimin e makinës e kishin dy lopë. Po po, dy lopë ishin ato që sorollatën dy javë nëpër polici të riun me banim në Astir.

Çështja në polici u mbyll, ndërsa shoferi mori mësimin që të gjejë një vend tjetër për të parkuar duke ia lënë lopëve rrugën të lirë. /abcnews.al