VIDEO/ Dy gola të shpejtë, Barça-PSG është “zjarr”

schedule21:33 - 16 Shkurt, 2021

schedule 21:33 - 16 Shkurt, 2021

Luhet Barcelona-PSG dhe katalanasit kanë kaluar në avantazh me ndihmën e një penalltie të shndërruar në gol nga kapiteni Leo Messi.

 

Ishte Frenkie De Jong, që e fitoi penalltinë pas një faulli të shkaktuar nga Kurzawa. Pleshti goditi me gjakftohtësi dhe tundi rrjetën për katalanasit, që me këtë gol afrohen jo pak me kualifikimin në fazën tjetër.

GOLI I MBAPPE

Pak minuta më pas Kylian Mbappe u përgjigj në krahun tjetër pas një gabimi në mbrojtjen e katalanasve, duke barazuar shpejt sfidën. /abcnews.al