VIDEO | “Djajtë” nuk trembin më, Burnley i turpëron në shtëpi!

schedule23:24 / 22/01/2020

Është mbyllur takimi mes Manchester United dhe Burnley, me fitoren e pastër të miqve 0-2. Golat nga Wood dhe Rodriguez në pjesën e dytë, mjaftuan që djemtë e Sean Dyche të marrin një fitore të madhe në “Old Trafford”.

Pjesa e parë e këtij takimi, u mbyll me rezultatin 0-1. Wood kaloi në avantazh Burnleyn, me një gjuajtje të bukur me të majtën. Në pjesën e dytë, Rodriguez dyfishoi me një supergol nga distancë, duke gjuajtur me të majtën dhe duke shtangur De Gean.

Manchester United mposhtet kështu nga modestët e Burnley dhe duket se “Djajtë” e Ole Gunnar Solskajer, nuk trembin më, pas një periudhe me rezultate relativisht pozitive./abcnews.al

Premier League

Man. United – Burnley  0-2
Wood 39′, Rodriguez 56′

schedule23:24 / 22/01/2020