VIDEO/ Dinamo ringjallet, Imami thyen Kukësin në Elbasan

schedule18:43 - 19 Janar, 2022

schedule 18:43 - 19 Janar, 2022

Dinamo e ka nisur vitin me një fitore dramatike, në fund kundër Kukësit me rezultatin 1-0. Blutë e nisën mirë, duke rrezikuar me Ibraimi që në fillim, por goditje e tij e dënimit u devijua nga Tafas.

Më pas Basa kishte mundësinë të befasonte pas një daljeje të Simonit, por Sofranac e devijoi topin në momentin e fundit. Imami e Ndreca lëshuan nga një sinjal në fundin e pjesës së parë, por pa sukses.

Dimano në fillim të së dytës rrezikoi me Demirin, kurse rastin më të mirë për Kukësin e pati Daci që e çoi topin ngjitur me shtyllën pingule (SHIKO VIDEON).

Një minutë para fundit Eni Imami shtangu ekipin me të cilin ka dalë kampion më parë, duke realizuar golin e fitores (SHIKO VIDEON).

Hero ishte edhe portieri Simoni, që shmangu një autogol të Sofranac (SHIKO VIDEON). / abcnews.al