Në Korçë tre automjete në lagjen nr. 17, në garazhin e shtetasit I.M, janë përfshirë nga flakët.
Burime nga policia bëjnë me dije se një prej automjeteve është në pronësi të shtetasit I.M rreth 51 vjeç ndërsa dy automjetet e tjera janë në pronësi të një shtetasi tjetër.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, përkatësisht rreth orës 03:40 dhe dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 21.04.2020, rreth orës 03:40, jemi njoftuar se në lagjen nr. 17, në garazhin e shtetasit I. M., rreth 51 vjeç, ka rënë zjarr në tre automjete, njëri prej të cilëve në pronësi të tij dhe në dy mjete të tjera në pronësi të një shtetasi tjetër.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.