VIDEO | Dhuroi asistin për Salah, shikoni festën e çmendur të Alisson

schedule23:22 - 19 Janar, 2020

schedule 23:22 - 19 Janar, 2020

Portieri i Liverpool, Alisson Becker, ishte njeriu që asistoi golin e dytë në fitoren 2-0 kundër Manchester United. Gardiani brazilian arriti të kapë një top në zonën e tij dhe menjëherë, shkelmoi përpara, aty ku ishte i lirë Salah. Egjiptiani shënoi golin e dytë të Liverpoolit dhe vazhdoi të festojë i vetëm.

Alisson vrapon menjëherë drejt tij dhe ishte futbollisti i parë që i bashkohet festës së Salah, edhe pse lojtarët e tjerë të Liverpoolit ishin më pranë. Kjo video, është shpërndarë nga faqja zyrtare e Liverpool, ku shihet qartë vrapimi shumë i shpejtë i Alisson./abcnews.al

Asisti i Alisson dhe festa e çmendur me Mohamed Salah: