VIDEO/ Dëmtimi horror i Van Dijk, konfirmohet mungesa shumë e gjatë!

schedule23:17 - 17 Tetor, 2020

schedule 23:17 - 17 Tetor, 2020

Virgil Van Dijk e mbylli para kohe ndeshjen derbi kundër Everton, për shkak të një ndërhyrje shumë të ashpër të portierit Jordan Pickford.

Përplasja mes dyshes ishte shumë e fortë dhe Van Dijk mbeti i shtrirë në fushë, deri sa mbërriti ndihma mjekësore. Van Dijk doli nga fusha duke çaluar, pa ndihmën e barelës dhe dëmtimi nuk mendohej aq serioz.

Por pas ekzaminimeve të bëra pak minuta më parë, doli se Van Dijk ka këputur ligamentin e gjurit dhe do të mungojë për 7-8 muaj. Një goditje e rëndë për kampionët!/abcnews.al