Dëmtimet nga tërmeti i datës 26 Nëntor sa vijnë dhe shtohen. Edhe në Tiranë raportohet se ky tërmet ka shkaktuar dëme të shumta në banesa por jo vetëm.
Ashtu sic e shihni në pamje edhe Shkolla e Mesme Sami Frashëri është dëmtuar. Në pamje duket që suvaja e tavanit, gjithashtu dhe muret anësore, kanë pësuar dëmtime të mëdha.
Përditë në redaksinë e ABC News, qytetarë të ndryshëm, na kanë raportuar për dëmtime në banesat e tyre në Tiranë. Por edhe pse thuhet se, janë raportuar dëme të ndryshme, ende nuk është janë marrë masa, nga autoritetet përkatëse./abcnews.al