VIDEO/ Chelsea ngec ndaj Aston Villa, goli i Giroud nuk mjafton

schedule20:23 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 20:23 - 28 Dhjetor, 2020

Chelsea dhe Aston Villa janë ndarë në barazim në ndeshjen e vlefshme për javën e 16 të Premier Legaue. Ishte një betejë jo shumë dinamike dhe pa shumë raste të pastra, me Chelsean, që gjeti golin e para.

Londinezët shënuan me Oliver Giroud, pas një aksioni shumë të bukur në minutën e 34-t, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh. Në të dytën Aston Villa u rikthye më e fortë dhe gjeti golin me El Ghazi në minutën e 50-të.


Në minutat e mbetura Chelsea ishte më këmbëngulës dhe provoi të shënojë rrjetën e fitores, pa ia arritur qëllimit. Aston Villa merr një pikë të rëndësishme renditet në vendin e 5-të me 26 pikë, po aq sa Chelsea një radhë më poshtë. /abcnews.al

Premier League, Java 16
Chelsea-Aston Villa 1-1
Shënues:
Giroud 34’/ El Ghazi 50’