Së fundmi, reperi Viktor Paloka, i njohur me emrin e artit “Unikkatil” ka mbajtur koncert në qytetin Lausanne të Zvicrës. Gjatë kohës që reperi ishte duke performuar, disa persona kanë filluar një sherr me njëri-tjetrin ndërkohë që konfrontimi vazhdoi edhe jashtë objektit.
Koncerti vjen pak ditë pas publikimit të këngës “Po eci” që shënoi dhe rikthimin e tij në muzikë pas një pauze dy vjeçare. Kënga shkaktoi “rrëmujë” mes reperëve dhe ndër ata që reaguan menjëherë ndaj tij ishte dhe Fero. Ky i fundit nuk kurseu statuset ironike.
/abcnews.al


