Video/ Çfarë ndodhi para plagosjes në Selitë të Tiranës

schedule20:38 - 19 Shkurt, 2018

schedule 20:38 - 19 Shkurt, 2018

Duket se ka qenë një sherr masiv mes të rinjve, ai që ka sjellë mesditën e së premtes të kaluar plagosjen e dy të rinjve në zonën e Selitës në kryeqytet. ABC News ju sjell videon e konfliktit që i parapriu plagosjes. Qartazi në pamje shikohet dhe arma e krimit.

Disa të shtëna me armë zjarri tronditën Tiranën mesditen e së premtes. I plagosur mbeti pronari i një lokali në zonën e Selitës si edhe një punonjësi i tij.

ABC News ju sjell sot pamje të konfliktit masiv mes një grupi të rinjsh dhe dy personave që mbetën të plagosur.

Në video, perveç veprimeve të tensionuara mes dy palëve, duken qartë dhe hyrje-daljet e personave të tjerë që i bashkohen konfliktit të pabarabartë jo vetëm numerikisht.

Në pamjet e disponuara nga ABC News shikohet se njëri prej personave të përfshirë në konflikt nxjerr haptazi pistoletën në ambientet e jashtme të lokalit, ndërkohë një tjetër duket se gjatë gjithë kohës e mban dorën tek arma e fshehur me shumë gjasa poshtë një xhupi.

Sipas policisë, në drejtim të Gjon Pelivani u qëllua tre herë, por 27-vjeçari, fatmirësisht mbeti i plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Rastësisht mori një plumb në këmbë edhe kamarieri i lokalit, Renato Hoxha. Ndërkohë, autori i ngjarjes, sipas burimeve pranë uniformave blu, dyshohet se është një person me inicialet R.M.

E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe falë këtyre pamjeve filmike u hodh dritë mbi këtë ngjarje.

Gjon Pelivani është një emër i njohur për policinë, pasi ishte dënuar disa herë për krime të ndryshme. 27-vjeçari kishte ndryshuar emrin e mëparshëm, nga Valment në Gjon Pelivani. Burime nga grupi hetimor theksojnë se pronari i lokalit ka pasur disa konflikte me një nga bandat që operon në rrugën e “Kavajës”, ku edhe ka mbetur i plagosur në vitin 2015./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!