Çdo gjë e shkrumbuar. Kjo është pamja nga brenda e apartamenteve në pallatin që u përfshi nga flakët në kryeqytet.
Nga zjarri masiv janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Zjarri ka nisur në një market në katin e parë dhe më pas është përhapur me shpejtësi në gjithë godinën.
Në vendngjarje u angazhuan 8 mjete zjarrfikëse, 2 helikopterë dhe rreth 50 persona te angazhuar, ndërsa operacionit iu bashkuan edhe forcat e policisë, RENEA-s dhe ushtria për evakuimin e banorëve dhe vënien nën kontroll të flakëve.
Ndërkaq, 11 të lënduar janë dërguar në QSUT. Fatmirësisht, flakët u vunë nën kontroll./abcnews.al


