VIDEO | Burnley “shuplakë” United, e pëson edhe Tottenham i Mourinhos

schedule21:58 - 22 Janar, 2020

schedule 21:58 - 22 Janar, 2020

Rezultatet surprizë po dominojnë në sfidat e sotme në Premier League. Manchester United po mposhtet në “Old Trafford” nga miqtë e Burnley, të cilët shënuan në fillimin e pjesës së dytë me anë të sulmuesit kryesor të skuadrës, Chris Wood.

Gjiganti i sulmit përfiton mjaft mirë nga një top i kthyer me kokë dhe ndëshkon me një goditje me të majtën gardianin De Gea. Edhe në takimin tjetër mes Tottenham Hotspur dhe Norwich, “Kanarinat” arritën të barazonin shifrat.

Alli i dha avantazhin Tottenhamit, por nga pika e bardhë e penalltisë, Teemu Pukki barazoi gjithçka. Rezultate surprizë deri më tani./abcnews.al