VIDEO/ Borussia “këput” tre pikët në Stamboll, Sheriff Tiraspol vazhdon me surprizat

schedule20:41 - 15 Shtator, 2021

schedule 20:41 - 15 Shtator, 2021

Borusia Dortmund shkoi në Stamboll sonte dhe mori tri pikët ndaj Besiktas në një ndeshje, që u dominua nga gjermanët në pjesën më të madhe dhe u mbyll me shifrat 1-2.

Golat  e super talenteve Jude Bellingham (20′) dhe Erling Haaland (45+3′) në pjesën e parë ishin momentet që vendosën fatin e kësaj ndeshje dhe tre pikëve.

Në minutën e 5-të shtesë të ndeshjes Besiktas shënoi me Montero, pas asistit të Pjanic, por ishte shumë vonë për të shpresuar te një gol tjetër, që do ishte një rezultat shumë pozitiv.

Ndërkohë, ish-rivali i Teutës, Sheriff Tiraspol vazhdon të surprizojë e të tregojë cilësitë e mëdha. Sot ata mundën një skuadër me shumë traditë në të tilla kompeticione, Shakhtar Donetsk.

Adama Traore shënoi në minutën e 16 dhe më pas në të dytën rrjetën e tundi edhe Momo Yansane në minutën e 62-të, duke vulosur shifrat ë 2-0. /abcnews.al