Video/bllokohet seanca për zgjedhjen e Kryeprokurorit

schedule11:16 - 18 Dhjetor, 2017

schedule 11:16 - 18 Dhjetor, 2017

Partitë e opozitës kërkuan në fillim të seances së sotme parlamentare heqjen e pikës për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm nga rendi i ditës së punimeve të Kuvendit . Kjo kërkesë, që sipas opozitarëve i ishte paraqitur zyrtarisht Kuvendit nga tre grupe parlamentare të opozitës, u artikulua në sallë disa herë nga kreu i PD Lulzim Basha dhe deputetë të tjerë të kësaj forcë politike. Po ashtu të njëjtën kërkesë kanë bërë edhe kreu republikan Fatmir Mediu si dhe deputetë të LSI. Kryeparlamentari Ruçi e hodhi në votim këtë kërkesë, e cila u rrëzua me votat e maxhorancës socialiste. Në këto kushte deputetët e opozitës nuk lejuan vijimin normal të seancës plenare me çështjet e parashikuara në rendin e ditës, duke bllokuar foltoren dhe duke u përplasur me punonjësit e gardës. Kjo shkaktoi ndërprerjen e seanceës nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Ja disa deklarata të opozitareve para ndërprerjes së seances, kur ata kërkonin heqjen nga rendi i ditës së çështjes së zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!