VIDEO/ Berisha reagon “flakë për flakë” pasi Basha i mbylli rrugën Kuvendit Kombëtar të PD-së

schedule12:15 - 22 Shtator, 2021

schedule 12:15 - 22 Shtator, 2021

Ish-kryeministri Berisha reagoi menjëherë pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha, sipas të cilit nuk ka për t’u mbledhur ndonjëherë Kuvendi Kombëtar i PD-së për të shqyrtuar vendimet e Departamentit të Shtetit.

Me deklaratën e tij, Basha i mbylli çdo rrugë ligjore Berishës për ta shkarkuar, por ndryshe mendon ish-kryeministri.

Në një deklaratë pak minuta më parë, Berisha shprehet se “Kuvendi i PD do mblidhet neë përputhje me statutin e PD dhe askush që tmerrohet prej tij nuk mund ta pengojë”.

Kuvendi nuk do te mblidhet për të shqyrtuar vendimet e asnjë qeverie, por vetëm vendimet e pengut të Edi Ramës.

Kuvendi do mblidhet gjithashtu për të shpëtuar PD nga pazaret e peng Bashës me Edi Ramën dhe për t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresën demokratëve pas 4 humbjesh radhazi përballë regjimit më të korruptuar dhe inkriminuar të Europës. PD nuk i duhet një lider i kapur peng që bën pazar me Ramën dhe shpall non grata bazën e partisë i tmerruar prej saj”, shkruan Berisha.

Çfarë tha Basha

Për 8 vite me radhë Edi Rama më ka akuzuar për kukull të Sali Berishës. Dje, Sali Berisha më ka akuzuar për peng të Edi Ramës. E para është gënjeshtër, e dyta nuk do të ndodhë kurrë. Të dyja janë dy anë të të njëjtës medalje. Partia Demokratike po ecën përpara, Partia Demokratike do t’i prijë betejës popullore  për ndryshim që vjen vetëm përmes largimit të këtij regjimi dhe kthimit të vendit në shinat e demokracisë të cilat sigurojnë një jetë të mirë për çdo shqiptar. Ky është misioni i Partisë Demokratike, ky është misioni i çdo demokrati, ky është misioni im dhe këtij do t’i qëndroj me përkushtim deri në arritjen e objektivave që nuk janë thjesht partiake, por janë partiake.

Reagimi i Berishës
Per 8 vjet Edi Rama vazhdon te qendroje ne pushtet sepse eshte ne pazar me dike qe eshte shume i kenaqur te qendroje edhe 80 vjet ne opozite. Kuvendi i PD do mblidhet ne perputhje me statutin e PD dhe askush qe tmerrohet prej tij nuk mund ta pengoje. Ai nuk nuk do te mblidhet per te shqyrtuar vendimet e asnje qeverie por vetem vendimet e pengut te Edi Rames.
Kuvendi do mblidhet gjithashtu per te shpetuar PD nga pazaret e peng Bashes me Edi Ramen dhe per t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresen demokrateve pas 4 humbjesh radhazi perballe regjimit me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes.PD nuk i duhet nje lider i kapur peng qe ben pazar me Ramen dhe shpall non grata bazen e partise i tmerruar prej saj. sb/abcnews.al