VIDEO/ Bëri gafë ndaj Arsenalit, ja si justifikohet Virgil Van Dijk

schedule18:39 - 16 Korrik, 2020

schedule 18:39 - 16 Korrik, 2020

Arsenali arriti të marrë një fitore me përmbysje 2-1 kundër Liverpool mbrëmë, duke i shokuar kampionët e rinj të Premier League. Mane kaloi i pari në avantazh të kuqtë, ndërsa Lacazette dhe Nelson përmbysën gjithçka.

Pikërisht te goli i barazimit, shënuar nga Lacazette, ishte Van Dijk që gaboi. Mbrojtësi holandez pasoi në mënyrë të gabuar mbrapa dhe Lacazette dribloi Alisson për të shënuar.


Për këtë gabim, Van Dijk shkroi në faqen e tij zyrtare në Twitter: “Gabimet ndodhin! Është pjesë e futbollit. Mënyra si reagon është e rëndësishme. Dy ndeshje të mëdha na presin, ta mbyllim sa më mirë”, shkroi holandezi./abcnews.al