Belgjika ka shpërthyer në pjesën e parë ndaj Anglisë. Skuadra e Martinez ka gjetur dy gola të shpejtë në minutat 10 dhe 24, duke ia bërë shumë të vështirë Anglisë të rikthehet në këtë ndeshje.
Fillimisht Tielemans lëshoi një goditje shumë të bukur nga jashtë zone dhe topi preku shtyllën e më pas kaloi pas krahëve të portierit. Goli i dytë ishte gjithashtu shumë i bukur.
https://streamable.com/5alrp5
Mertens gjuajti me klas e mjeshtëri një goditje dënimi dhe i dha shuplakën e dytë Anglisë. Ndërkohë edhe Italia gjeti rrjetën ndaj Polonisë në minutën e 27. Golin e shënoi Jorginho me penallti. /abcnews.al


