VIDEO/ Batuta e Ramës: S’ka ndihmë për arbitrat, japin penallti gabim

schedule14:14 - 14 Prill, 2020

schedule 14:14 - 14 Prill, 2020

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në një lidhje direkte nga faqja zyrtare në “Facebook”. Dikush e ka pyetur në lidhje me futbollin, konkretisht me arbitrat.  

Po për arbitrat o shefi si i bëhet, a do na paguajë njeri?”, ka qenë një prej shumë komenteve. Rama ka reaguar dhe nuk e ka kursyer ironinë në përgjigjen e tij. “Arbitrat e futbollit? T’ju  paguajmë pse nuk po jepni penallti gabim?!

Jepni shumë penallti gabim ju, kam dëgjuar se unë nuk e ndjek kampionatin shqiptar, por për arbitrat e futbollit, jo, nuk ka asgjë për momentin”, thekson kryeministri i Shqipërisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!