Atletico Madrid-Barcelona është zhbllokuar vetëm në minutat shtesë të pjesës së parë. Përballje e luftuar në “Wanda Metropolitana”, teksa ekipi i Diego Simeones ka gjetur golin e avantazhit në minutën e tretë shtesë të fraksionit të parë.
Vendosje gabim e mbrojtjes katalanase, argjentinasi Correa dhuron një asist të bukur për Yannick Carrasco dhe lojtari belg, pasi driblon Ter Stegen që rrezikoi duke lënë portën bosh, dërgoi topin në rrjetë pa probleme.
https://streamable.com/yi7wme
Gafë totale e djemve të Roland Koeman dhe avantazh i artë për “Colchoneros”, të cilët do të bëjnë maksimumin dhe do të japin gjithçka në pjesën e dytë për ta ruajtur dhe siguruar tre pikët. /abcnews.al