VIDEO | Bakayoko lë nam në Francë dhe shkrihet së qeshuri

schedule10:27 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 10:27 - 9 Dhjetor, 2019

Tiemoue Bakayoko është bërë protagonist në ndeshjen e fundit me Monaco, teksa është bërë gati të zëvendësohet edhe pse në tabelën elektronike nuk tregohej numri 6 që ai mban te skuadra franceze.

Mesfushori, kur ka para numrin 14 i është drejtuar mesit të fushës dhe ka duartrokitur. Bakayoko ka harruar se atë numër e mbante te Milani dhe tanimë mban 6-n. Ai ka marrë sinjalizimin që nuk është ai që duhet të dilte nga fusha dhe kur e ka kuptuar gjithçka ndodhi, ia plasi së qeshurës. /abcnews.al