Video/Avionët luftarakë serbë fluturojnë ulët në kufi me Kosovën

schedule17:18 - 28 Mars, 2018

schedule 17:18 - 28 Mars, 2018

Beogradi ka provokuar Prishtinën me dërgimin e disa avionëve luftarakë në rajonin e Preshevës, shumë afër kufirit me Kosovën. Ky zhvillim ka terrorizuar qytetarët e këtij rajoni në Serbi, që banohet kryesisht nga qytetarë të etnisë shqiptare. Këta të fundit kanë dërguar disa video për ABC News, ku shikohen qartë avionët luftarakë, që fluturojnë shumë afër çative të banesave.

Ky veprim i qeverisë së Beogradit, duket se shkel dhe një pakt ndërkombëtar, pasi Serbia nuk mund të fluturojë në zonën ajrore të Kosovës për shkak të NATO-s. Mediat lokale në Preshevë raportojnë se avionët në disa rastë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!