VIDEO/ Asiston Papa dhe shënon Fili, shqiptarët i japin fitoren Botosanit

schedule20:14 - 18 Janar, 2021

schedule 20:14 - 18 Janar, 2021

Në janarin e kaluar Realdo Fili la Luftëtarin dhe Kategorinë Superiore dhe kaloi në Rumani, ku luan prej atëherë te Botosani. Sulmuesi ditën e sotme është treguar vendimtar për skuadrën e tij.

Sulmuesi tundi rrjetën në minutën e 89-të dhe i dha tri pikët Botosanit në ndeshjen e përfunduar me shifrat 0-1. E veçanta është se asistin e dha një tjetër shqiptar, Enriko Papa.

Ky ishte goli i dytë i Filit në këtë sezon, teksa ka luajtur në 6 ndeshje dhe njërën prej tyre e ka nisur si titullar. Botosani renditet në vendin e tetë (mesi i tabelës) pas 17 javësh në kampionatin rumun. /abcnews.al