VIDEO/ Arsenali në krizë, Xhaka kap prej fyti kundërshtarin. Leicester super

schedule22:10 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 22:10 - 13 Dhjetor, 2020

Arsenal dështon edhe ndaj Burnley. Ekipi i Mikel Artetës humbi 0-1 në shtëpi mbrëmjen e sotme, duke regjistruar disfatën e tretë radhazi në kampionat.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në 45 minutat shkoi gjithçka keq për ekipin vendas. Granit Xhaka nuk u përmbajt në minutën e 58-të, kapi një kundërshtar prej fyti dhe mori karton të kuq.

Sikur të mos mjaftonte inferioriteti numerik, kapiteni Aubameyang shkaktoi autogol në minutën e 73-të dhe Burnley iu gëzua në fund tre pikëve shumë të rëndësishme.

Leicester City përfitoi nga frenimet e Tottenham, Liverpool dhe Chelsea, dhe mposhti 3-0 në shtëpi skuadrën e Brighton.

“Dhelprat” zgjidhën gjithçka në pjesën e parë, aty ku shënoi një dygolësh James Maddison, teksa nuk mungoi rrjeta e Jamie Vardy.

Fitorja e sotme e ka ngjitur Leicester në vend të tretë me 24 pikë, një më pak se kryesuesit e Tottenham dhe Liverpool. /abcnews.al