VIDEO/ Arsenal “fluturon” në Europa League, Chelsea dorëzohet para Aubameyang

schedule20:35 - 1 Gusht, 2020

schedule 20:35 - 1 Gusht, 2020

Arsenali ka siguruar grupet e Europa League pas fitores me rezultatin 2-1 në finalen e EFL Cup kundër skuadrës së Chelsea. Aubameyang është heroi i skuadrës së Mikel Arteta, që fiton një trofe të rëndësishëm.

Chelsea në fakt e nisi mirë ndeshjen, duke shënuar në portën e “Topçinjve” kur kishin kaluar vetëm pesë minuta lojë. Pulisic, në nje formë shumë të mirë e dërgoi topin në rrjetë dhe i dha avantazhin skuadrës së tij.

Arsenali kërkoi me ngulm golin e barazimit, që erdhi me një penallti të akorduar me ndihmën e VAR. Nuk gaboi goleadori Aubameyang, i cili e dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.

Sulmuesi nga Gaboni kishte ruajtur edhe një gol tjetër për Arsenalin, teksa e ndëshkoi për të dytën herë rivalin e Chelsea, duke i dhënë fitoren dhe trofeun skuadrës së tij. / abcnews.al