Ka përfunduar me rezultatin e thellë 1 me 3, supersfida e Kampionatit anglez, Premier League mes Arsenal dhe Manchester City, në “Emirates Stadium”, ndeshje kjo e cila në përfundim të saj i dha “qytetarëve”, kreun e kampionatit.
Pjesa e parë e barabartë për të dyja ekipet, të cilat arritën të shënonin nga 1 gol. Fillmisht De Bruyne në minutën e 24’-të, për City-n e më pas Saka në minutën e 42’-të ngriti “peshë” të tijët.
Me fillimin e pjesës së dytë do të niste dhe dominimi i “qytetarëve”, të cilët arritën të shënonin 2 herë në minutën e 72’-të dhe 82’-të, falë anësorit Jack Grealish dhe “vikingut” Erling Haaland, duke vulosur kështu përfundimisht rezultatin e thellë 1 me 3.
Me këtë fitore Manchester City arriti në kuotën e 51 pikëve, po aq sa vendi i dytë i Arsenal, por me një golavarazh më pozitiv se “topçinjtë”. Ndërkaq, kujtojmë se Arsenal ende ka një ndeshje të prapambetur, e cila mund t’i dhurojë atyre sërish kreun e Premier League. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: