VIDEO/ Arbër Zeneli rikthehet me dygolësh, i dyti është një kryevepër

schedule19:58 - 5 Gusht, 2020

schedule 19:58 - 5 Gusht, 2020

Sezoni i ri në Ligue 1 do të nisë në datë 21 gusht. Skuadrat kanë nisur fazat përgatitore dhe po përfitojnë për të luajtur ndeshje miqësore, me qëllim rigjetjen e formës më të mirë fizike.

Reims, ekip në të cilin aktivizohen Arbër Zeneli dhe Valon Berisha, luajti përballë Maribor ditën e sotme, duel që e fitoi 0-2. Të dy golat e shënuan nga Zeneli, ylli i përfaqësueses dardane.

25-vjeçari i lindur në Suedi, humbi pjesën më të madhe të sezonit të kaluar si pasojë e një dëmtimi të rëndë, por tashmë është rikuperuar plotësisht dhe nuk e humbur aftësinë për të realizuar gola të mrekullueshëm.

Kështu ndodhi edhe sot, me dy rrjeta të tundura në minutat 30′ dhe 32′. Goli i dytë ishte fantastik, me Zenelin që iu shmang bukur dy lojtarëve të ekipit slloven dhe gjeti trekëndëshin me një “predhë” me të djathtën. /abcnews.al