VIDEO/ Arb Manaj i pandalshëm në Turqi, shënon golin e 10-të sezonal

schedule15:58 - 18 Prill, 2021

schedule 15:58 - 18 Prill, 2021

Arb Manaj vazhdon të shënojë rregullisht ne ligën e dytë turke. Sulmuesi dardan ka realizuar golin e parë në fitoren 0-3 që Balikesirspor mori në transfertë kundër Eskisehirspor.

Sulmuesi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, sikur kishte bërë pak ditë më parë kundër Istanbulspor.

Për Manajn ky ishte goli i 10 në kampionat. Katër i ka shënuar me Ankara Keçiorengucu në pjesën e parë të sezonit, kurse me fanellën e Balikesirspor ka realizuar pjesën tjetër. /abcnews.al