VIDEO/ Anglia e mbyll e para në grupin C, “Të Kaltërit” i Italisë sigurojnë Evropianin në Leverkusen

schedule22:59 - 20 Nëntor, 2023

schedule 22:59 - 20 Nëntor, 2023

Ka përfunduar “aventura” e fazës eleminatore të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, për përfaqësueset e grupit C, ku “gjigantët” e Anglisë, ashtu siç pritej e kanë mbyllur gjithçka në vendin e parë, me plot 6 pikë diferencën nga ndjekësit.

Kështu, në përballjet e fundit, të këtij grupi, “Tre Luanët” arritën barazimin, 1 me 1, ndaj Maqedonisë së Veriut, në “National Arena Toshe Proeski”, me golat që erdhën nga Enis Bardhi në minutën e 41’-të dhe “bomberi” i Bayern Munich, Harry Kanë, në minutën e 55’-të të sfidës, me të dyja ekipet që ndanë nga 1 pikë.

Në përballjen tjetër të këtij grupi, një barazim, 0 me 0, në “BayArena”, të Leverkusenit ka mjaftuar, që djemtë e teknikut Luciano Spalletti ta mbyllin me nder këtë fazës kualifikuese të Evropian, me “Të Kaltërit” e Italisë, që kanë arritur të sigurojnë kualifikimin vetëm në përballjen e fundit të këtyre eleminatoreve.

Përsa i përket renditjes përfundimtare të këtij grupi, në vendin e parë, siç theksuam edhe më lartë pozicionohet Anglia e Garreth Southgate, me plot 20 pikë, 6 më shumë se Italia e vendit të 2-të dhe Ukraina e vendit të 3-të, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Malta pozicionohen në vendet 3 e 4 të renditjes, me nga 8 e 0 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Maqedoni e Veriut 1 – 1 Angli 

Ukrainë 0 – 0 Itali