VIDEO/ Alaves “kafshatë e lehtë”, Real Madrid marshon drejt titullit kampion

schedule23:57 - 10 Korrik, 2020

schedule 23:57 - 10 Korrik, 2020

Real Madrid marshon dhe këtë herë ka mposhtur Deportivo Alaves me rezultatin e pastër 2-0. Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane ruan distancën prej katër pikësh me Barcelonën ndjekëse dhe kur kanë mbetur edhe tre ndeshje, titulli kampion është edhe më pranë. Katalanasit e dinin që nuk ishin më gjë ën dorë dhe tashmë do të duhet të shohin rivalët e tyre të festojnë.

Edhe në takimin e sotëm ata fituan një penallti (me siguri do të krijojë polemika, pasi as në VAR nuk u pa), këtë herë me mbrojtësin Mendy dhe nga pika e bardhë shënoi sulmuesi Karim Benzema. Francezi nuk mund të gabonte dhe Reali e pa veten në epërsi që në minutën e dhjetë. Sigurisht miqtë nuk kishin forcën ta vinin në vështirësi Realin.

Pjesa e parë u mbyll 1-0, ndërkohë që fraksioni i dytë i lojë nisi mbarë për ekipin e Zidane. Benzema ishte sërish protagonist, këtë herë me një asist për Asensio. Me portën e boshatisur ai shënoi dhe rezultati 2-0 nuk ndryshoi deri në fund, me Realin që iu gëzua tre pikëve me mjaft vlera. /abcnews.al