PSG po luan jashtë fushe sfidën e javës së shtatë në Ligue 1. Kampionët po përballen me Nimes, që ka mbetur me dhjetë lojtarë shumë shpejt. Qendërmbrojtësi Lande kreu një ndërhyrje të rëndë ndaj Rafinhas në minutën e 12-të.
E kuqe e menjëhershme dhe vendasit me dhjetë lojtarë. Diçka e tillë ia lehtësoi punën djemve të Thomas Tuchel, të cilët kanë zhbllokuar takimin pas gjysmë ore lojë me anë të Kylian Mbappe.
Aksion i shpejtë me dy pasime i PSG, portieri pason te Rafinha, braziliani dhuron një asist fantastik dhe finalizim i Mbappe, i cili dërgoi topin në rrjetë pasi shmangu portierin e Nimes. /abcnews.al

