ABC News ka siguruar pamje nga aksidenti i ndodhur paraditen e së dielës në superstradën Lezhë-Shkodër, ku mbetën të plagosur 5 persona.
Nga aksidenti ka dëme të shumta materiale, teksa punonjës të policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po kryejnë hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Mësohet se automjeti tip “Ford” po futej nga një rrugë dytësore në superstradë dhe është goditur nga automjeti tip “Porsche”.
Te plagosur kanë mbetur dy drejtuesit e mjeteve dhe 3 pasagjerë./abcnews.al



