Një aksident ka ndodhur pak më parë në Bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë.
Siç duket nga fotot e siguruara nga abcnews.al, në aksident janë përfshirë dy makina, njëra prej të cilave taksi.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë pakujdesia e njërit prej shoferëve.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, zjarrfikësit dhe autoambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë të përfshirëve në aksident. /abcnews.al


