Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor. Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes në aksin Gjirokastër-Tepelene, prane urës së Kardhiqit. Nga përplasja e një makine me një zetor humbi jetën 25 vjeçari Klajdi Ngjelina, djali i drejtuesit të zetorit.
Gjithashtu mbeti i plagosur edhe një 64 vjeçar dhe bashkëshortja e tij 58 vjeçe, të dy ndodheshin në zetor. Ndërsa nga mjeti tip Volksvagen që drejtohej nga një 21 vjeçar nuk pati të lënduar nga aksidenti. Të plagosurit po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Gjirokastrës. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti. /abcnews.al